Categories Kulture

Nga hamall e biletashitës, u bë ‘Nderi i Kombit’, Artisti i Popullit KADRI ROSHI

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdi.q kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç humbi dhe te atin.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Ai numëronte rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Reshat Arbana, Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika, Marika Kallamata, etj.

Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Për Kadri Roshin fatmirësisht ka një film dokumentar, ai “Butrinti i gjallë”, i shfaqur si premierë për 10-vjetorin e vd,ekjes së aktorit në sallën e Teatrit Kombëtar që mban emrin e tij.

Si një rrëfim autobiografik filmik, i kombinimit të roleve dhe komenteve për to, udhëtimeve në vendlindje apo në vende që i përkasin e përjetimeve, që skenaristi dhe regjisori Petrit Ruka ia ka marrë aktorit që mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, në vitin 1998.

Jetim, pa nënë e babë, me 4 klasë arsim edhe pse me 18 arsimtarë në fisin e tij të Roshëve të Libohovës, Kadri Roshi u lind dhe u rrit mes dashurisë së mallakastriotëve.

U vërvit në vitet e lu ftës për të mbijetuar duke provuar çdo punë për bukën e gojës; hamall, pastrues, kamarier apo edhe biletashitës kinemaje që s’linte film pa parë.

Por, i mbijetoi gjithë vështirësive, deri edhe rrezikut të pushkatimit të rastësishëm, derisa pas luftës edhe pse i skualifikuar në sprovën e parë teatrale si i patalentuar, do të ishte një bursë në Zagreb, që do ta bënte atë dhe Lazër Filipin dy aktorët e parë të diplomuar shqiptarë, e të merrte me pasion rrugën e 180 roleve në teatër dhe kinema.

Filmat më të njohur për publikun shqiptar në të cilat ka interpretuar Kadri Roshi janë:

Tana (1958), I teti ne bronz (1970), Malet me blerim mbuluar (1971), Kur zbardhi një ditë (1971), Lulekuqet mbi mure (1976), Fije që priten (1976), Njeriu me top (1977), Gjeneral gramafoni (1978), Liri a vd, ekje (1979), Ballë për ballë (1979), Partizani i vogël Velo (1980), Dëshmorët e monumenteve (1980), Apasionata (1983), Fejesa e Blertës (1984), Rrethimi i vogël (1986), Kur ndahesh nga shokët (1986), Pesha e kohës (1988), Misioni përtej detit (1988).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME