Categories Covid-19

Nga lëngjet te paracetamoli, mjekja e familjes këshillon pacientët me Covid-19: Kujdes me antibiotikët

Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e duhur nga mjeku i familjes. Sipas saj, nuk ka aspak neglizhencë nga mjekët e familjes për t’iu shërbyer pacientëve të infektuar me virusin e rëndë, ndërsa shtoi se ata janë në shërbim non stop 24 orë. Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët që të mos përdorin antibiotikë, por lëngje me shumicë, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë.

“Pacientët na marrin në telefon, na thonë shenjat klinike, nëse është për të ardhur për vizitë, ne e njoftojmë të vijë në një orar të caktuar. Ne kemi hasur në vështirësi, jemi akuzuar, por e vërteta qëndron ndryshe, mjeku i familjes është non stop 24 orë, iu përgjigjet gjithë telefonatave të pacientëve dhe 90% e tyre marrin shërbimin më të madh nga ne. Pacientët i drejtohen mjekut të familjes ditën e tretë ose të katërt, kur kanë nisur më shumë shenjat, si temperaturë, kollë, djersitje. Nuk ka neglizhencë nga mjekët e familjes”, u shpreh mjekja.

Çfarë protokolli ndiqni për Covid-in? Na ka ardhur një protokoll në mes të tetorit, por s’mund të themi që është një protokoll fiks, pasi cdo pacient ka shenja të ndryshme. Pacienti me Covid duhet vlerësuar nga ana imagjerike, në varësi të asaj që i bën mjeku. Nëse mjeku thotë për ta bërë, pacienti normalisht do ta bëjë qoftë dhe një grafi të thjeshtë.

Ka shqetësim për dhënien e antibiotikëve nga mjekët e familjes. Si funksionon me antibiotikët, kur i jepni? Ne kemi bërë konferenca pa fund për Covid-in. Vendet perëndimore nuk përdorin antibiotikë të paktën deri në ditën e shtatë. Gjatë këtyre tetë muajve mua vetëm në dy pacientë më ka ndodhur të përdor antibiotikun, në të tjerët jo. Unë iu këshilloj paracetamol, lëngje me shumicë dhe vitamino-terapi.

Shkollat e duhet të mbahen hapur? Duke parë shëndetin mendor të fëmijëve, mendoj se është më mirë të mbahen hapur. Do jetë një fatkeqësi e madhe se me çfarë mund të përballemi pas 10 vitesh, me këtë që po kalojnë fëmijët nga kjo situatë. Do kemi shumë gjendje depresive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME