Categories Showbiz

Tuna i hoqi Tianit mbiemrin Berisha, Roberti i kundërpërgjigjet këngëtares

Tuna dhe Patris Berisha janë rikthyer sërish në vëmendje të mediave për shkak të një ndarje të mundshme që po përfliten. “Prive” raportoi ditën e djeshme se këngëtarja është rikthyer për të jetuar në Shkup me djalin e saj, Tian, ndërsa Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit.

Nga ana atjetër Tuna ndërmori veprimin e papritur ditën e sotme, duke hequr mbiemrin Berisha nga Instagrami i djalit të saj. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares. Madje ajo e ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Nga ana e çiftit nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, mirëpo një postim i fundit i Robert Berishës, vëllait të Patrisit, është përkthyer si një kundërpërgjigje ndaj këngëtares.

Ai ka postuar në Instagram një video të Tianit dhe Renee-s duke luajtur së bashku në shtëpi. “Renee Berisha, Tian Berisha”, ka shkruar Roberti përkrah videos, duke shprehur kështu faktin se i vogli do të jetë gjithmonë Berisha. Roberti ka tregura se ai nuk ka pasur kurrë raporte të mira me Tunën dhe madje nuk ka pranuar asnjëherë të jetë i pranishëm në festat familjare me të. Ai është shprehur se e respekton zgjedhjen e vëllait, por Tunën e ka bërë pjesë të një liste të zezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME