Categories Showbiz

“Nga lidhja me Jonida Maliqin u bëre i famshëm”, përgjigjet Romeo: E kam dashur shumë

Banorët e BBV3 kanë bërë një lojë pyetjesh mes njëri tjetrit, të cilat i kanë lexuar në mënyrë anonime. Një nga pyetjet për Romeon ishte paksa intime dhe ndoshta më e drejtpërdrejtë nga sa aktori dhe moderatori do të kishte preferuar: “A e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”

Dy vëllezërit u bënë më të njohur pas lidhjeve me vajza të famshme të showbizit, Donaldi me Bora Zemanin e Romeo me Jonidën. Megjithatë, në një rrëfim të rrallë, Romeo u shpreh se ndjenjat e tij për këngëtaren kanë qenë të sinqerta. “Nuk e besoj, nuk e kam parë ndonjëherë kështu. E kam dashur shumë Jonidën dhe nuk e kam vënë në këtë kandar” tha ai.

Romeo dhe Jonida kanë pasur lidhje disa vite më parë të cilën e kanë bërë vetë publike asokohe. Ndërkohë, për arsyet e ndarjes sakaq, kanë preferuar të mos flasin dhe ta shmangin atë temë. Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi por disa burime pranë tyre pretenduan se Romeo kishte filluar të shoqërohej me Sara Kolamin, ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën e madje, kishte postuar edhe një foto çift në “Instagram”-in e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME