Categories Lajme

Nga mbrojtja e personelit shëndetësor tek testimet, Meta: Ja 3 prioritetet në këtë situatë, shqetësimet e opozitës ja kam transmetuar qeverisë

Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit dhe gazetarin Robert Rakipllari në News24 ka shpalosur 3 prioritetet që duhet të kenë autoritetet shëndetësore dhe shtetërore sa i përket luftës ndaj koronavirusit.

Për Metën mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet mbi prioritetet, më pas testimi dhe marrja e infrastrukturës për terapi intensive për të infektuarit me koronavirus situata e të cilëve mund të rëndohet janë të rëndësishme.

Kreu i Shtetit konfirmon se ka pasur takime me pëfaqësues të opozitës duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke ja transmetuar ato qeverisë.

”Të gjithë duhet të jemi bashkëpunues dhe të gjithë duhet të jemi reflektues se është një ekperiencë e re që askush nuk e kishte menduar dhe Shqipëria ka pasur disa eksperienca pozitive në të kaluarën, me SARS apo gripin e derrit apo disa fenomene të ngjashme.

E para, mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, pasi ata do të vijojnë të jenë në front.

Së dyti, testimi është i rëndësishëm dhe marrja e masave për infrakstrukturën për ata që kanë shqetësime.

Prioritet për terapi intensive pra bëhet fjalë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam marrë garanci nga Ministrja sa i përket respiratorëve apo poste shtesë, reanimacionit që në çdo rast të shpëton çdo jetë.

Jam takuar dhe me përfaqësues të opozitës që kanë një qasje kritike dhe është normale sa i takon pozicionit opozitar. Edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë mendimin se ka dhënë përmirësime, pasi dhe disa nga shqetësimet e tyre ja kam transmetuar qeverisë. I rëndësishëm eshte bashkëpunimi, parandalimi dhe qetësimi i ruajtjes së një atmosfere pozitive në shoqëri, familje sepse paniku në çdo rast nuk është një aleat i mirë, është një kundërshtar që mund të jetë dhe i pamëshirmshëm dhe të gjithë duhet të punojmë për përgjegjshmëri, transparencë.”- tha Meta. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME