Categories Lajme

Nga Mentor Kikia, Tangërllëku i madh i shqiptarëve brekëgrisur!

Nga Mentor Kikia

Ky që shikoni në foto është është një plazh, në një qytezë kroate, Podgora quhet. Eshtë një ndër fotot që përhapin agjensitë pomovuese kroate. Tregon një plazh të bukur, në të cilin njerëzit shtrihen nëpër shtrojet e tyre.

Nuk ka shezllone, nuk ka lokale, ahengje… thjeshtë natyre, natyre siç e ka bërë natyra… Në Shqipëri nuk gjen asnjë vend të frekuentueshëm kështu.

Sepse kudo kanë mbirë lokale e mejhane. Sepse, ne që deri në 1990, iknim në plazh me trena ngjeshur bark më bark e kurriz më kurriz, me skoda e zisa ngarkuar, befas na hipi një lloj tangërllëku i pashoq.

U krijua shpjet e shpejt klasa e tangërllëksave, që kur shkonik në plazh jo vetëm që nuk e vinin prapanicën në shtroje, por filluan të prenotojnë edhe zhezllone VIP, rrethuar me pëlhura intime, nga ato që kishte thurur dikur vetë Penelopa. Dhe tangërllëku është sëmundje e keqe, është ngjitëse.

Sepse nëse e bën njëri këtë, tjetri nuk do të duket më poshtë atij dhe fap, e bën edhe ai. Të shkosh në Dhërmi e të ulesh në shtrojen tënde? Bah, po ta marrin vesh në Tiranë, si do të dalësh në facebook pastaj, ke më surrat?

Dhe këtij tangërllëku, biznesmënt iu përgjigjën fap e fap, me çmime, (edhe si ai i Dhërmiut, një kokërr vezë 8000 lekë) e me lokale në cdo cep. Aq sa sot lufta më e madh që bëhet në plazhe është të gjesh një gur ku të ulesh, pa të kërkuar para “pronari”. I pafshim hairin tangërllëkut!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME