Categories Lajme

Nga Miçigani në Romë, bota në protestë kundër sulmeve izraelite në Gaza!

Në një nga marshimet më të mëdha, turma e përbërë nga qindra e mijëra përshkuan qendrën e kryeqytetit britanik, Londër, për të kërkuar nga qeveria e kryeministrit Rishi Sunak thirrjen për një armëpushim.

Marshimi i së shtunës në Londër ishte kryesisht paqësor, por policia tha nëntë persona u arrestuan: dy për sulme ndaj oficerëve dhe shtatë për shkelje të rendit publik – disa prej të cilave po trajtoheshin si krime të urrejtjes.

Policia vlerësoi se pjesëmarrja ishte midis 50,000 dhe 70,000 njerëz.

Duke i bërë jehonë qëndrimit të Uashingtonit, qeveria e Sunak nuk ka bërë thirrje për një armëpushim dhe në vend të kësaj ka mbrojtur pauzat humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë njerëzit në Gaza.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur “të drejtën” e Izraelit për të mbrojtur veten pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi që vrau më shumë se 1400 njerëz, kryesisht civilë.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i të vdekurve në Gaza ka kaluar 7,700, kryesisht civilë, që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit tre javë më parë.

Në Malajzi, një turmë e madhe demonstruesish brohoritën parulla jashtë ambasadës së SHBA në Kuala Lumpur.

Rreth 100,000 njerëz u mblodhën në shtetin jugor indian të Kerala në solidaritet me Palestinën.

Duke iu drejtuar qindra mijëra mbështetësve në një tubim të madh në Stamboll, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Izraeli ishte një pushtues dhe përsëriti qëndrimin e tij që Hamasi të mos ishte një organizatë “terroriste”.

Erdogan tërhoqi një qortim të ashpër nga Izraeli këtë javë për e quajtur grupin e armatosur “luftëtarë të lirisë”.

Protesta u mbajtën edhe në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Protestuesit palestinezë në Hebron në Bregun Perëndimor të pushtuar bënë thirrje për një bojkot global të produkteve izraelite. “Mos kontribuoni në vrasjen e fëmijëve të Palestinës,” brohoritën ata.

Diku tjetër në Evropë, njerëzit dolën në rrugët e Kopenhagës, Romës dhe Stokholmit.

Disa qytete në Francë i kanë ndaluar tubimet që nga fillimi i luftës, nga frika se mund të nxisin tensionet sociale. Por pavarësisht një ndalimi në Paris, një tubim i vogël u zhvillua të shtunën. Disa qindra njerëz marshuan gjithashtu në qytetin jugor të Marsejës.

Në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, mijëra njerëz që mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta që lexonin “Palestina e lirë” marshuan drejt Shtëpisë së Parlamentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME