Categories Lajme

Nga nesër mbërrin në Shqipëri i nxehti afrikan, 40 gradë celcius!

Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm. “E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet Adjola Bani, sinoptikane.

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. “Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira. “Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”.Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se Korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME