Categories Lajme

Punoi një muaj në rrobaqepsi dhe s’merr pagën, pronarja i bën bllok

Një ndër problematikat e theksuara në Shqipëri është mosnjohja e punonjësve sipas të drejtave që iu përcakton ligji. Shpesh në Shqipëri po e në botë, punonjësit nuk deklarohen nga punëdhënësi dhe kështu humbasin çdo të drejtë ankimimi e përfitimi pasi askush nuk do besonte se po punojnë diku nëse nuk kanë një kontratë me punëdhënësin.

Po ashtu janë të përsëritura rastet kur punëdhënës të caktuar mbajnë në punë dhe në provë punonjës për një muaj dhe nuk i paguajnë si edhe ka ndodhur me një qytetare nga Durrësi e cila ka denoncuar Mirela Karaj (Lola) e cila është pronare e një rrobaqepsie në Durrës, Kënetë.

Qytetarja Vera Marku ka punuar për gati një muaj tek zonja në fjalë por ende nuk ka marrë pagesën dhe është përcjellë prej saj me indiferentizëm, mashtrime, shtyrje date dhe me një: “Nuk kam më nerva të merrem”. Ajo ka denoncuar rastin në JOQ Albania dhe rrëfen se edhe gra të tjera mashtrohen prej Karajt dhe mbahen kot me shpresë se do marrin pagesën. Mesazhi i qytetares për JOQ Albania:

Pershendetje kjo qe po ju dergoj eshte nje rrobaqepsi ne Durres ne Knete, Zonja qe ka kete rrobaqepsi ka edhe dyqan po ne Durres te stadiumi afer Extra market dhe Restaurant Grande, kam punuar 1 muaj dhe nuk me jep pagen si une ka plot qe vijn e kerkojn djersen e vet dhe perciellen me mashtrime dhe duke ju then qe do jua japim kur te mi dergoje firma Italiane. kam edhe disa nga bisedat. kjo qe fals eshte motra e vet pergjegjse e punes. sepse zonja me ka bllokuar. Une quhem vera marku zonja ne fjal quhet Mirela Karaj (Lola). nga data 25 e kam myll i thash mi jep ditet tha skam i thash sa do me te prit me tha deri me dt 16 i shkruj me dt 16 me tha skam nerva se jam lodh te shkruj vet kur te jet puna per te marr lekt dhe me bllokoj nuk esht se eshte ndonje shum e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME