Categories Lajme

Nga nesër më shumë kohë për të lëvizur mbrëmjeve, mbarojnë masat shtrënguese që u vendosën gjatë festave

Dita e nesërme, 5 Janar, shënon dhe lehtësimin e masave kufizuese në vendin tonë, me një zgjatje prej 90 minuta të orarit të lëvizjes në darkë. Prej ditës së nesërme aktivitetet do të mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit pasues. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Sipas Komitetit të Ekspertëve, të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.

Ndërkohë në prag të festave të fundvitit, Komiteti e shkurtoi orarin e lëvizjeve duke bërë që qytetarët të mos lëvizinin nga ora 20:30 deri në orën 6, por nga sot ky orar zgjatet deri në 22:00. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej disa ditësh numri i rasteve të reja ditore me Covid ka qenë në rënie, duke u reflektuar kjo dhe te numri i pacientëve të shtruar në spitale, por edhe te ata persona që ndërrojnë jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME