Categories Lajme

Nga orët te bizhuteritë e shtrenjta, ka.pen në San Siro dy gra.bitësit shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzën e kryerjes së veprës penale “vjedhje”. Mediet fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Altin Loku dhe Gjok Lleshi, të dy 36-vjeç dhe kapja e tyre u bë në San Siro. Si ndodhi arrestimi? Policia vuri re dy shqiptarët në një makinë që ishte vjedhur në Monticelli në fund të nëntorit. Policët nuk e ranë në sy dhe vazhduan t’i ndiqnin.

Disa orë më vonë të dy shqiptarët u panë duke hyrë në një makinë tjetër, në Via Da Vinci. Në atë moment policia veproi dhe nga kontrolli që iu bë makinës, u gjetën bizhuteri, para, veshje dhe mjetet që i hynin në punë për të kryer vjedhjet. Më pas kontrolli u shtri në shtëpitë e të dy të arrestuarve ku policia mundi të sekuestrojë shumë mallra, përfshirë këtu orë, stilolapsa Montblanc, bizhuteri dhe një shishe verë të mirë.

Policia ka mundur të identifikojë deri tani gjashtë pronarë të sendeve të vjedhura në datat 25 shkurt në Colorno, 27 korrik në Parma, 25 nëntor në Monticelli, 10 dhjetor në Mezzani, më 14 dhjetor në Parma dhe në 19 dhjetor, që përkon edhe me ditën e arrestimit në San Siro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME