Categories Lajme

Nga qershori në tetor, valë i nxehti dhe mot ekstrem në botë

Temperaturat e vrojtuara në sipërfaqen e oqeanit Paqësor gjatë periudhës janar-prill 2020 tregojnë për ndikim të theksuar të fenomenit El Nino në kushtet e motit global. Ndërsa një tjetër tablo më të butë, prezanton oqeani Indian ku fundi i vitit2019 dhe përgjithësisht këto muaj të 2020 tregojnë për një fazë neutrale të Elninos. Parashikohet një dobësim i lehtë i El Nino-s nga fundi i muajit korrik, por ky dobësim pritet të jetë gradual prandaj dhe ndikimi i tij në stinën e verës për pjesën më të madhe të Europës, do të ndjehet në fillim-vjeshtë.

Në këto kushte, vera e këtij viti do të ndjekë trajektoren termike të 5 viteve të fundit me temperatura të larta, por ndryshe nga vitet e tjerë, ditët shumë të nxehta gjatë verës 2020 do të jenë më të pakta. Edhe tabloja e reshjeve gjatë periudhës qershor-shtator, paraqitet e varfër, pasi reshjet do të shfaqen në kontinent jo në trajtën e tyre të natyrshme, por në formën e 2-3 stuhive tropikale, të cilat do të sjellin kushte të motit ekstrem, kryesisht në Evropën Perëndimore.

Ajo çfarë do të spikatë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti, është shfaqja e stuhive tropikale, jo vetëm në pellgun e Mesdheut nga brigjet e Spanjës në Izrael, por edhe në gjerësi gjeografike veriore si veriu i Italisë, Austria, Hungaria dhe Gjermania. Parashikohet që nga qershori deri në fillim-vjeshtë, Evropianët të përballen me kushte të motit ekstrem të natyrave të ndryshme nga moti i nxehtë me thatësirë dhe zjarre në pyje deri te stuhitë afatshkurtra të natyrës tropikale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME