Categories Lajme

Nga rënia e Euros përfitojnë disa, por humbasin shumë e shumë të tjerë…

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhënat e matricës input-output të INSTAT-it, si dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, më rezulton se nga rënia e Euros poshtë kuotës 110 lekë dhe e Dollarit Amerikan poshtë kuotës 100 lekë, përfitojnë kryesisht importuesit e mallrave të konsumit dhe importuesit e karburanteve. (Përfitojnë gjithashtu edhe shqiptarët që shkojnë jashtë vendit për pushime, sepse lekët e tyre vlejnë më shumë, kur i kthejnë në valutë për të shpenzuar jashtë.)

Importuesit e mallrave të konsumit dhe ata të karburanteve i blejnë ato në tregun e jashtëm me valutë të zhvleftësuar, por i shesin me lekë në tregun e brendshëm me çmime që s’bien (përkundrazi ngrihen). Kështu, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Euro është zhvleftësuar 15% në krahasim me Lekun në tre vitet e fundit, por nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, Indeksi i Përgjithshëm i Çmimeve të Konsumit është rritur 15.3% në këto tre vjet (për disa zëra produktesh, rritja është goxha më e madhe – ushqimet në përgjithësi janë rritur 30.3%, zarzavatet 42%, bulmeti e vezët 37.2%, frutat 32.2%, etj.)

Ky ballafaqim i thjeshtë statistikor i rënies së Euros përkundrejt rritjes së çmimeve të konsumit demonstron se nuk qendron statistikisht teza e propaganduar e zbutjes së inflacionit nga rënia e kursit të këmbimit të valutave kryesore. Autoritetet bankare-financiare të vendit duhet të bëjnë një analizë shumë më të thellë makroekonomike të kursit të këmbimit – i kanë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe stafin e duhur për një analizë të tillë.

Nga modeli statistikor që përmenda më sipër, rezulton se janë shumë degë të ekonomisë dhe shumë shqiptarë të thjeshtë që humbasin nga një kurs i ulët i valutave.

Së pari, humbasin të gjithë pronarët dhe punonjësit e firmave që punojnë për eksport. Së dyti, humbasin të gjithë pronarët dhe punonjësit që prodhojnë për tregun e brendshëm (sepse konkurohen nga importues që i blejnë produktet në tregun e jashtëm me valuta të zhvleftësuara). Së treti, humbasin të gjithë bizneset që mirëpresin turistë të huaj (sepse valuta e këtyre të fundit vlen më pak aktualisht). Së katërti, humbasin të gjithë shqiptarët që marrin dërgesa valutore nga familjarët e tyre në emigracion.  Së pesti, humbasin të gjithë shqiptarët që i kanë depozituar kurimet e tyre bankare në valuta. (Ka edhe kategori të tjera shtetasish që humbasin, si fjala vjen, ata që kanë dhënë apartamente me qira në valutë, etj., por këta janë më të pakët në numër.)

Duke iu rikthyer modelit tim statistikor, rezulton se, sipas tij, kursi më i përshtatshëm i Euros për shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të ishte diku në intervalin 110-120. Por më optimali do të ishte 120 lekë për 1 Euro…

Banka e Shqipërisë e ka aktualisht rezervën valutore në nivelin një miliard Euro – ndoshta mund ta përdorë një pjesë të saj për të ndërhyrë në tregun e brendshëm valuator…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME