Categories Lajme

Nga sherri në burg, te ulja e dënimit/ Kush është autori i vrasjes së 30-vjeçarit në Korçë

Vrasja e mbrëmshme në Korçë e të riut Altin Balliu për një fjalë goje ka tronditur mbarë opinionin publik.

Autori tashmë është identifikuar dhe ai është Olger Mustafaj, një person me precedentë të rrezikshëm penale.

Emri i Mustafaj u lakua nga mediat në vitin 2013, pas një sherri në Burgun e Drenovës ku kryente dënimin për plagosje të rëndë.

Mustafaj plagosi gjatë ajrimit të burgosurin tjetër Aurel Nazifi.

Shkak i ngjarjes mendohet se ka qenë një konflikt i nisur 6 muaj përpara ngjarjes mes dy të dënuarve, për arsye banale.

34-vjeçari Mustafa është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2010, kur Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy herë.

Mustafaj është shpallur në kërkim nga policia që nga mbrëmja e djeshme, ku tashmë do të përballet në akuzën për vrasje.

Si ndodhi sherri:

Burime për Fax News bëjnë me dije dinamikën e sherrit që çoi në vrasje. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë në tavolinë. Rëshkitja e makinës nga prezenca e akullit i ka gërvishtur automjetin e parkuar autorit. Pas debatit brenda në lokal më pas kanë dalë dhe autori ka shkuar ka marrë armën dhe e ke qëlluar për vdekje 30 vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME