Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës.
Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe aparatura të tjera.
Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Janë sekuestruar bime narkotike në proces mbjellje dhe tharjeje.Personat janë shoqëruar në DVP Vlorë.
