Categories Lajme

Nga Universiteti Teknologjik i Stambollit te Akademia Ushtarake sipas modelit amerikan, ambiciet për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Kryeministri Edi Rama theksoi sot ambicien e qeverisë për të sjellë në Shqipëri universitete që janë me emër në botë, duke rritur kështu cilësinë në arsimin e lartë.

Në një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit, Rama iu përgjigj interesimit lidhur me mundësinë e hapjes së filialit të Universitetit të Mjekësisë në Fier.

“Çështjen e filialit e kam dëgjuar më parë nga Gramozi, i cili e ka sjellë tek unë këtë interesim nga ana e komunitetit këtu dhe sigurisht që në perspektivë kjo është diçka që vlen shumë të konsiderohet. Por paraprakisht duhet të sigurohemi që nëse bëjmë një filial të jetë një filial ekselence”, tha Rama.

Kjo, tha ai, “hap një temë tjetër dhe lidhet me faktin se për mjekë e infermierë do të ketë gjithmonë nevojë, nuk është se tregu është i mbingopur”.

“Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ne të shtojmë përpjekjet dhe t’i japim arsimit tonë të lartë cilësi. Me reformën që ne kemi bërë ka marrë një autonomi shumë të madhe, por shfrytëzohet shumë njëra anë e autonomisë që është liria dhe nuk respektohet sa duhet ana tjetër, përgjegjësia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ambicia jonë është për të sjellë këtu universitete që janë me nam, me emër, me reputacion të madh në vende të mëdha”.

“Hapi i parë është ardhja e Universitetit Teknologjik të Stambollit, një nga universitetet më me reputacion në Europë, ku ne kemi pasur për 6 vjet eksperiencën e bukur të studentëve shqiptarë. Ardhja këtu do t’i japi mundësi shumë të rinjve shqiptarë që të shkojnë në një universitet ndërkombëtar por të mos ikin nga shtëpia dhe të kenë kosto më të ulëta se jashtë. Nga ana tjetër është një universitet që funksionon perfekt për tregun, nevojat e sotme të tregut që nga teknologjia e lartë te gjithë spektri i teknologjive të ndryshme duke krijuar një prurje ekspertësh për shumë aspekte të tregut që ka nevojë të madhe”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri tha se beson që ne do të kemi edhe universitete të tjera që do t’i sjellim nga njëra anë duke hapur degë të veçanta përfshirë brenda universiteteve tona, ose duke qenë afërsisht brenda rrjetit të sistemit tonë”.

Rama tha se “një tjetër projekt që ne po punojmë me SHBA është Akademia Ushtarake, transformimi i saj në një Akademi amerikane me profesorë, kurikula nga SHBA”. “Kuptohet miks edhe me profesorët shqiptarë. Akademia e Sigurisë po ashtu një akademi ku do të ketë në mos mbulim të plotë nga një akademi amerikane, degë studimore që janë drejtpërdrejtë me degë të studimeve amerikane. Kjo do të krijojë përsëri mundësi për transferim dije këtu dhe do t’i japim mundësi të rinjve të studiojnë në nivelet më të larta pa qenë nevojë të lëvizin. Janë procese që duan kohën e tyre, por jam i bindur se do t’ia dalim. Do të ishte fantastike që edhe filiali i Universitetit të mjekësisë në Fier të ishte filial i një Universiteti të huaj”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME