Categories Lajme

Nga vajzë në djalë, 29-vjeçari nga Tirana rrëfen historinë: Unë jam i pari trans-burrë i hapur publikisht

David, 29 vjeç ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku rrëfeu se po punon që të rikthejë identitetin e tij pasi ka lindur femër, por ndihet mashkull. Për këtë ka bërë ndërhyrje për të hequr gjoksin dhe së shpejti do të nisë aplikimin e testosteronit*.

Në rrëfimin e tij, u shpreh se doli haptas në Tik Tok por vendosi t’i bllokojë komentet në rrjete sociale sepse i shkruanin se do ta varnin në mes të Tiranës, gjë që ndikoi në gjendjen e tij psikologjike.

“Unë jam i pari trans-burrë i hapur publikisht. Konfuziteti më i madh ka qenë për mjekrën. Duke qenë se dua të kthehem krejtësisht djalë, kam hapur edhe gofundme. Që kur kam dalë haptasi, jam i lumtur me jetën time.

Një transgjinor e kupton që herët fare. Unë e kam ditur që fëmijë. Një pjesë e transave gra e kuptojnë me makeup, ndërsa për burra, edhe unë e kam pasur vështirësi të njoh të tjerë trans burra në Shqipëri. Prej një viti kam dalë haptas përmes TikTok, por ideja është që ti e di. Ka të tjerë që dalin haptas edhe 70 vjec.

Unë kam pas luajtur gjithmonë futboll. Rrobat janë shumë e rëndësishme. Unë nuk e kam nisur ende testosteronin. Mjekrën e kam gjenetike. Komentet i kam mbyllur në TikTok se merrja komente si do më varnin, vrisnin në mes të Tiranës.

Kam hequr gjoksin, unë e kam bërë me Turqi” tregoi ai.

*Testosteroni është një hormon steroid i prodhuar nga testikujt dhe mbiveshkorja te meshkujt dhe vezoret dhe mbiveshkorja tek femrat. Bëhet fjalë për një hormon mashkullor në fakt, por që prodhohet në sasi të vogël edhe tek femrat, ku pjesa më e madhe transformohet në estrogjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME