Categories Lajme

Vlorë/Procedohen penalisht 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Procedohen penalisht 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasen E. B., 34 vjeçe, banuese në lagjen ”Partizani”, Vlorë, punonjëse e kompanisë për prodhimin e dokumenteve të identifikimit, sepse dyshohet se ka kryer në mënyrë të parregullt, procedurën e aplikimit të pajisjes me pasaportë, për një shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen M. K., 51 vjeçe, banues në Nartë-Vlorë, me detyrë administratore e Njësisë Administrative Qendër Vlorë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, sepse ka bërë kallëzim shtetasi F. Th., banues në Nartë-Vlorë, pasi dyshon se 51-vjeçarja ka futur dokumente të falsifikuara, në dosjen e pronësisë së tij.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit: B. C., 47 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, E. A., 38 vjeçe, banuese në lagjen “Isa Boletini” dhe B. Xh., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi ushtronin aktivitete tregtare në subjekte të paregjistruara në organet tatimore dhe nuk kryenin deklarimet e të ardhurave.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasit L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Radhimë, D. B., 47 vjeç, banues në fshatin Tragjas, A. J., 41 vjeç, banues në Dukat të Ri, pasi kanë ndezur zjarre në vende të ndryshme dhe për pasojë janë djegur bimësi dhe shkurre.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. G., 61 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, se 42-vjeçari e ka kërcënuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME