Categories Lajme

Nga Venezuela për të ushtruar prostitucion në Vlorë, nën hetim 3 vajza! Në kërkim tutorja spanjolle

Tre vajza me origjinë nga Venezuela, janë proceduar penalisht nga polica në Vlorë, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë më qira në lagjen “Pavarësia 3”.

Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim një 43-vjeçare spanjolle, e cila kishte marrë me qira apartamentin në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion tre vajzat.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një rast i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasja spanjolle që organizonte këtë veprimtari kriminale. Zbulohet apartamenti që ajo kishte marrë me qira, për këtë qëllim.

Procedohen penalisht 3 shtetase nga Venezuela që ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:

-u shpall në kërkim shtetasja A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Kjo shtetase kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion, shtetase të huaja;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset venezuelase R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së saj kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME