Categories Lajme

Ngacmoi 16-vjeçaren , arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Një 65-vjeçar është arrestuar në Sarandë, nën akuzën e ngacmimit seksual. Policia bën me dije se ka qenë një 16-vjeçare ajo e cila ka bërë denoncimin, se burri kishte hyrë në banesën e saj dhe po tentonte ta ngacmonte seksualisht. Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME