Categories Lajme

Ngjaria në Vjenë, arsyeja 200 kg……

Ishte një vrasje gjakftohtë, që tronditi kryeqytetin austriak. Tre persona u takuan në mes të Vjenës për të ngrënë drekë në restorantin e famshëm të shnicelit, “Zum figlmueller”. Restoranti gjendet në një zonë të shumëfrekuentuar nga turistët. Pasi mbaruan drekën, dolën të tre nga lokali. Krejt papritur, njëri nga të tre nxjerr një armë dhe i qëllon dy të tjerët në kokë. Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, tjetri është në rrezik për jetën. Personi që kreu krimin u largua me një makinë, kurse kalimtarët e terrorizuar kërkonin vend që të fshiheshin.

Vrasja ka shokuar austriakët. Ende nuk dihet me saktësi se kush është autori i krimit, por dihet se viktima është Vladimir Roganoviç. Një dëshmitar tha se ata flisnin një gjuhë sllave. Sipas mediave serbe, viktima është anëtar i klanit mafioz Kavaçki nga Mali i Zi. Kurse viktima e dytë është 22-vjeçari Stefan V. nga Nikshiçi. Policia beson se bëhet fjalë për një përplasje të përgjakshme të mafies ballkanike, që ka prodhuar shumë viktima.

Bandat e përfshira në konflikt janë Kavaçki dhe Skaljarski, të emërtuara sipas lagjeve të qytetit të Kotorrit në Malin e Zi. Ata merren me trafik kokaine nga Amerika e Jugut. Por në fund të vitit 2014 ndodhi diçka që ndezi luftën. 200 kg kokainë u zhdukën pa lënë gjurmë. Një nga grupet duhet ta ketë vjedhur sasinë e madhe të kokainës. Beteja e nisur mes bandave u ka kushtuar jetën së paku 40 personave. Atentate, shpërthime me bomba dhe përplasje të armatosura janë shënuar kryesisht në Beograd dhe Valencia.
Tashmë krimi mbërriti edhe në Vjenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME