Categories Lajme

Ngjarja e Bularatit, 250 shqiptarë të kthyer në Kakavijë për 5 ditë

250 shtetas shqiptarë janë kthyer në 5 ditët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Shkaqet për kthimin e tyre kanë qenë në shumicën e rasteve mungesa e parave të garancisë që duhen për hyrjen në shtetin fqinj.

kjo situatë e kthimit masiv të shqiptarëve në Kakavijë vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve pas ngjarjes së Bularatit ku u vra Kostandinos Katsifas gjatë një shkëmbimi zjarri me policianë shqiptare.

Mesa duket të parët që po paguajnë kostot për ngjarjen e Bularatit janë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Ata edhe kur dispononin garanci nga pala pritëse iu kërkonin më shumë të ardhura financiare. Vetë të kthyerit kanë thënë për gazetaren e  ‘Fax News’ Ervina Shehaj se besojnë se kjo situatë lidhet me ngjarjen e fundit në Bularat.

Ditën e sotme ishte zv. Ministri i jashtëm grek ai që paralajmëroi se edhe negociatat mes dy vendeve do të varen nga hetimet për ngjarjen e Bularatit./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME