Categories Lajme

Ngjarja në Elbasan, polici dërgohet për mjekim tek Ushtaraku

Polici Eugen Abdurrazaku, i cili mbeti i plagosur, së bashku me 4 të tjerë, gjatë aksidentit që përfshiu tre makina në hyrje të qytetit të Elbasanit është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak. Aldiron Shehu, 27-vjeç, një person me precedentë penalë, ka qenë duke udhëtuar me targa greke fallso nga Korça. Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën. Forcat e policisë së Korçës kanë njoftuar menjëherë kolegët e Pogradecit por as atyre Shehu nuk u është bindur duke vazhduar drejt Librazhdit.

Forcat e policisë në Librazhd tentuan gjithashtu ndalimin e tij, por rezultoi një tentativë e dështuar, pasi Shehu vazhdoi rrugën drejt Elbasanit. Në Elbasan, policia i kishte ngritur një postbllok, nga ku merrnin pjesë edhe forcat Shqiponja. As këtu, Shehu nuk ka ndaluar.

Në këto kushte, policia ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa Shehu i është kundërpërgjigjur. Në morinë e plumbave, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Për pasojë janë plagosur: Eugen Abdurrazaku (polic), Albert Cani (instruktori i autoshkollës), Adriana Muka, Diana dhe Durim Plaka (burrë e grua).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME