Categories Politike

“Jam gati ta takoj, por…”, ja kushtet e kryeministres serbe për Albin Kurtin

Nga implementimi i marrëveshjeve të Brukselit, raporti ndaj taksave jolegale dhe raporti ndaj serbëve në Kosovë do të varet raporti i Beogradit ndaj institucioneve të reja “të përkohshme” në Prishtinë, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dhe ka thene se është e gatshme të bisedojë edhe me Albin Kurtin, kryeministrin e ri të Kosovës

“Jam e gatshme të bisedoj me të gjithë për të përmirësuar jetën e serbëve në Kosovë e Metohi apo kudo tjetër, përfshirë edhe me Kurtin”, ka thënë Bërnabiqi kur është pyetur nëse do të jetë e gatshme të bisedojë me kryeministrin e ri të Kosovës, raporton televizioni publik serb. Ajo tha se Beogradi gjithmonë ka qenë i gatshëm për dialog dhe për bashkëpunim, përfshirë edhe dialog për temat më të rënda.

“Nga ta do të varet se si do të duket kjo”, shtoi kryeministrja serbe, transmeton Koha.net.

Sipas saj, janë disa tema të hapura dhe procese që kanë nisur, por që s’janë kryer, mbi të gjitha marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo thotë se ky është një obligim ndërkombëtar për Prishtinën, siç është edhe heqja e taksës.

“Në lidhje me këto dy gjëra, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe mënyra se si reagon ndaj taksave jolegale për mallrat nga Serbia qendrore, do të varet edhe raporti ynë ndaj institucioneve të përkohshme në Prishtinë, ndërsa për dialog jemi gjithmonë të gatshëm, sepse kjo është mënyra e vetme që të kemi të ardhme më të mirë, më stabile dhe më të parashikueshme për të gjithë ne në këtë pjesë të Evropës”, porositi Bërnabiqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME