Categories Lajme

Ngjarja në Fier/ Dalin emrat e dy familjeve të përfshira në konfliktin e armatosur

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga sherri i nisur në Levan të Fierit mes dy familjeve që më pas përfundoi me plagosjen e 5 personave me mjete prerëse, sende të forta e deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Report Tv mëson se konflikti ka nisur mes familjes Zhapa dhe Braçe ku më pas kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve Gentian Zhapa dhe Aldo Zhapa janë plagosur me sende të forta (kushërinj të parë me njëri-tjetri) dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku autori E.Braçe i ka marrë armën nga brezi një efektivi policie dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Policia e Fierit së bashku me FNSH kanë bërë të mundur rrethimin e menjëhershëm të spitalit dhe kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri E.Braçe ndërsa është arrestuar edhe D.Braçe.  Po ashtu n ë lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person i tretë.

Për sa u përket të plagosurve deri më tani janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për të zbardhur konfliktin e plotë mes dy familjeve që çoi në përplasjen e armatosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME