Categories Lajme

Ngjarja në Vlorë/ Dyshime se ndaj efektivëve u qëllua me dy armë

Policia ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Diego Haxhiraj, i njohur edhe me dy identitete të tjera për sulmin me armë ndaj efektivëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, të dhënat e mbledhura nga hetimet dhe dëshmitë e dy efektivëve, tregojnë se nga makina tip ‘Volkswagen’ mund të jetë qëlluar me dy armë të ndryshme.

Prokuroria e Vlorës është duke kryer verifikime nëse në ngjarjen e të premtes në mbrëmje ka qenë i përfshirë edhe ndonjë person tjetër.

Burimet thanë se makina me të cilën dyshohet se udhëtonte Haxhiraj e ka hasur dy herë makinën e punonjësve të policisë, të cilët ishin jashtë shërbimit dhe po shkonin të konsumonin kafe, pasi më herët kishin qenë në palestër.

Herën e parë ka qenë autori i cili i ka parakaluar pranë Spitalit Rajonal Vlorë, dhe disa minuta më pas, dy efektivët duke u futur për në qytet, pranë lagjes Partizani e kanë arritur dhe kanë bërë manovër për ta parakaluar.

Gjatë kryerjes së manovrës është qëlluar të pakën 5 herë në drejtim të tyre, teksa dy punonjësit e policisë, të cilët kanë pak muaj pjesë e forcave blu kanë thënë për grupin e hetimit se nuk kishin arritur të njihnin ndonjë individ.

Vetë dy punonjësit e policisë kanë deklaruar se 37-vjeçari mund të ketë qëlluar ndaj tyre, pasi ka menduar se kishte rënë në pritë.  Kjo pistë mbetet më e qëndrueshmja edhe për hetuesit pasi Diego Haxhiraj në Janar ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Pavarësia’ dhe mund të ketë konflikte të hapura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME