Categories Lajme

Vera shqiptare fiton 12 medalje në panairin që u zhvillua në Serbi, Rama publikon fotot nga eventi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një lajm të mirë për Shqipërinë.

Rama bën të ditur se, vendi ynë mori 12 medalje për verën shqiptare në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd, në kuadër të Samitit të “Ballkanit të Hapur”.

Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare 12 medalje.

Panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans”, i cili u zhvillua në Beograd në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur ka përfunduar sot.

Panairi i verës u hap më 1 shtator nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçeski. Në panair morën pjesë rreth 400 prodhues të verës nga më shumë se 22 vende të ndryshme të botës.

160 prodhues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.

Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera.

Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm Në ditën e dytë të Open Balkans në Beograd u mbajt pjesa politike e Samitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME