Categories Lajme

Ngjarja në Vlorë, gjendet një makinë e djegur në Babicë

Pak minuta pas shpërthimit me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Indrit Sadedini, është gjetur një makinë e djegur në Babicë.

Dyshimet janë se, makina iu përket autorëve që kanë kryer atentatin ndaj 33-vjeçarit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavaresia” pranë Lungomares në Vlorë. 33-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME