Categories Lajme

Ngjarja që tro nditi Durrësin! Burri vr au gruan në mes të qytetit, çifti prindër të tre fëmijëve(Emrat)

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë duke punuar në një dyqan metrazhesh, ndërsa burri i saj ka shkuar brenda në dyqan, dhe pasi janë konfliktuar e ka qëlluar me levë për vdekje.

Policia raporton se ka arrestuar në flagrancë autorin me inicialet, R.T, 63-vjeç.

Mësohet se viktima dhe autori kanë qenë pronarë të dyqanit ku ka ndodhur vrasja, ndërkohë që motivet ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Durrësit, dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka mundur që të evitojë ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ky është krimi i dytë i rëndë në më pak se 24 orë që godet vendin, pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mirditë, ku ish-bashkëshorti vrau një 36-vjeçare dhe të vëllanë e saj, duke lënë jetime tre vajza të mitura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME