Categories Kuriozitete

Ngjarje e çuditshme\ Ditën e dasmës mësoi se nusja e të birit ishte vajza e saj biologjike

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinën Jugore, ku një grua zbuloi se djali i saj po martohej me të bijën, të cilën e kishte humbur prej kohësh, raportojnë mediet kineze. Zbulimi tronditës u bë pasi gruaja vuri re shenjën e lindjes në dorën e nuses, e cila dukej shumë e ngjashme me atë të fëmijës së saj të humbur para 20 vitesh.

E vendosur për të zbuluar të vërtetën, gruaja mblodhi guximin të pyeste prindërit e nuses nëse vajza është e birësuar. Pasi shpjeguan historinë dhe shenjën identifikuese nga lindja e vajzës, prindërit e nuses përfundimisht konfirmuan se fëmija është birësuar.

Pas shumë diskutimesh për jetën e vajzës dhe mënyrën se si u gjend nga prindërit që e adoptuan rezultoi se vajza ishte fëmija biologjik i gruas. Mësohet se vajza u mor nga prindërit birësues në rrugë rreth 20 vjet më parë.

Dasma mund të ishte prishur në këtë pikë, por gruaja gjithashtu zbuloi se djali i saj, dhëndri tani i vajzës biologjike, është gjithashtu i birësuar. Kështu që dasma vazhdoi siç ishte planifikuar.

Në fotot që u bënë virale në rrjetet sociale kineze, shihet nusja duke qarë dhe duke përqafuar nënën e saj të humbur prej kohësh. Gjithashtu nuk është bërë e qartë se ku e ka birësuar gruaja djalin. Ajo që është e sigurt është se tani më dhëndri i gruas do të jetë në kërkim të prindërve të tij biologjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME