Categories Lajme

Ngjarje e rëndë/ Dy fëmijë të vegjël shqiptarë vdesin tragjikisht në sytë e nënës së tyre. Detaje

Shkuan për një jetë më të mirë në Francë bashkë me familjen e tyre, por dy fëmijë të vegjël nga Kosova gjetën vdekjen në mënyrë tragjike. Dy fëmijët po luanin pranë një lumi në prani të nënës së tyre pasditen e kësaj të marte, por përfunduan në lumë duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Montbrison (Loire). Dy viktimat, vëllai dhe motra, kanë lindur në vitin 2014 dhe 2017.

Tragjedia ndodhi në lumin Le Moingt, ujërat e së cilës janë fryrë kohët e fundit për shkak të reshjeve të dendura. Nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit. Sipas deklaratave, në ujë përfundoi fëmija më i vogël, ndërsa motra u përpoq ta kapte por përfundoi edhe ajo në rrjedhën e ujit. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ringjallte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën menjëherë në zonë por nuk mund të bëjnë asgjë. Nëna, në shok, u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim, dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME