Categories Lajme

Ngjarje e rëndë në Gjermani, del identiteti dhe foto

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin, ku një shtetas me origjinë shqiptarë është ekzekutuar në pragun e shtëpisë së tij.
“Bild” shkruan se shqiptari është identifikuar si 47 vjeçari Blendi G. Shqiptari po kthehej nga puna e tij si roje sigurie dhe teksa po i afrohej derës së shtëpisë është përballur me tre persona.

Njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë në trup me armë duke e lënë të vdekur. Blendi G mbeti i vdekur në trotuar ndërsa sipas raportimeve të Bild, personi që e ka qëlluar, një 60 vjeçar, më tutje armë e ka drejtuar ndaj vetes dhe ka shtirë.

Me ardhjen e policisë dhe ambulancës për 47 vjeçarin, baba i një familje shqiptare, nuk mund të bëhej më asgjë. 60 vjeçari që e ka qëlluar atë dhe më pas veten ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet në pistën e hakmarrjes. Nga ana tjetër ka nisur një kërkim për dy personat e tjerë të përfshirë në krim. Sipas raportimit të Bild, personat ishin të veshur me të bardha.

Më poshtë foto e publikuar nga media gjermane për shqiptarin Blendi G.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME