Categories Lajme

Ngjarjet e Elbasanit, Sandër Lleshaj “kyç” gojën

Personi i zgjedhur nga Rama për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj ka dalë sot në një konferencë për mediat.

Ndërkohë që të gjithë ishin gjithë sy dhe veshë për të mësuar se çfarë do të thoshte Lleshaj në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që tronditi Elbasanin mbrëmjen e djeshme, ku në një atentat mafioz tre persona humbën jetën, në fakt ministri i Ramës nuk tha asnjë fjalë për ngjarjen në fjalë.

Sandër Lleshaj në daljen e tij publike paraditen e sotme në vend që të fliste për Elbasanin, foli për ndalimin e lojërave të fatit.

“Duke filluar nga data 1 janar 2019. Dhe 1 janari fillon në orën 00.00, pra jo kur gdhihet, por që në 00.00 të datës 1 janar 2019, në territorin e vendit ndalohen disa veprimtari të lojërave të fatit si: bastet sportive, baste për gara në pistë, lojërat elektronike në distancë. Po ashtu ndalohen reklamat audiovizive për bastet sportive, publiciteti në median e shkruar, në shtypin sportiv, në faqet elektronike të tyre etj.
Me rëndësi të madhe është të kuptohet fakti që Policia e Shtetit, në rastin e këtij ligji është strukturë e ngarkuar drejtpërdrejt me zbatimin e tij.”-tha ndër të tjera Sandër Lleshaj, por pa thënë qoftë edhe një fjalë të vetme në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Elbasan.

Mesa duket për ministrin e Ramës, lojërat e fatit “kërcënojnë” jetën e qytetarëve shqiptarë, më shumë sesa bandat kriminale që vrasin çdo ditë.

Sandër Lleshaj duket se do i “luftojë” bandat duke dhënë urdhëra qesharakë, si ajo për të ashtuquajturit “policët barkderra”, apo ndalimi i kafesë në punë./ CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME