Categories Lajme

Ngjitet në skenën e teatrit “Petro Marko” këngëtari i famshëm italian, Fausto Leali…

Një tjetër emër i madh i muzikës italiane ka mbërritur në qytetin e Vlorës.

Fausto Leali është ngjitur në skenën e teatrit “Petro Marko” për rreth 90 minuta, ku ka sjellë këngët më të mira te repertorit të tij, ndërsa të pranishëm ishin me qindra artdashës vlonjatë.

Fausto Leali është fitues i dhjetra çmimeve në festivalet e “Sanremo” erdhi në Vlorë pas shumë artistësh dhe këngëtarësh të tjerë italianë. Këngët e repertorit të tij janë shoqëruar edhe nga te pranishëm në sallë, për të cilët ishte padyshim një tjetër eveniment i jashtëzakonshëm në Vlorë.

Vetë artisti i madh ka mbetur i surprizuar duke pranuar se do të rikthehet sërish në Vlorë.

“Është hera e parë që vij në Vlorë. Një qytet shumë i bukur, i mrekullueshëm. Ndoshta do të kërkoj një apartament këtu. Publiku sot ishte fantastik. Kam mbetur i mrekulluar”, ka thënë Leali

I pyetur nëse do të rikthehet përsëri në Vlorë, ai u përgjigj:

“Natyrisht që po, bashkë me gruan time. Nuk e di nëse do të vij thjesht për pushime apo të marr një apartament të vogël këtu në Vlorë. Koncerti sot ishte diçka fantastike. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që bënë të mundur këtë organizim. Faleminderit!

Ashtu si edhe më parë me artistë të tjerë, koncerti i Fausto Leali është iniciuar nga biznesmeni vlonjat, Sinan Idrizi dhe Konsullata italiane. Vetë Idrizi e kryebashkiaku Dredha e kanë cilësuar një tjetër eveniment të rëndësishëm kulturor në Vlorë, ku padyshim që do të vijojë me të tjerë artistë dhe emra të njohur të muzikës italiane.

Pupo, “Ricchi e poveri” e shumë të tjerë perfomuan në Vlorë vitin e kaluar duke kulmuar me koncertin “Sanremo”, në Vlorë në muajin korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME