Categories Lajme

Ngrihet Qendra Frigoriferike Logjistike e vetme në Shqipëri e rajon, Çuçi: Investim me teknologji gjermane, operon me energji te rinovueshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaron se “ka pak kohë që ka përfunduar një tjetër investim i rëndësishëm që ndihmon sektorin bujqësor dhe agrobiznesin në Shqipëri”.

Ministri deklaron se “Armando Ndoka ka ngritur një sipërmarrje që i mungonte vendit tonë, por edhe rajonit. “Cool” është qendra Frigoriferike Logjistike e vetme në Shqipëri dhe në rajon që plotëson të gjitha standardet e Bashkimit Europian”.

“Me një kapacitet prej 10 mijë tonë ose 7 mijë paleta, kjo qendër ofron ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ruajtje të prodhimeve të detit, ruajtje të produkteve industriale, mjekësore e farmaceutike deri tek produktet kozmetike. “Cool” garanton gjurmueshmërinë e temperaturave që nga momenti i hyrjes së produkteve deri në momentin e daljes”, shprehet Çuçi.

Po ashtu ministri sqaron se “klientëve iu ofrohet mundësia e ndjekjes online dhe njoftimit me mesazh për çdo ndryshim temperature. Kjo qendër moderne me teknologji gjermane ka edhe një element tjetër të veçantë; operon me energji të rinovueshme”.

“Avantazh tjetër është pozicioni strategjik ku ndodhet, pranë aeroportit “Nënë Tereza”, në kryqëzimin e rrugëve drejt veriut dhe daljes për në portin e Durrësit. “Cool” është vërtet një investim cool”, shprehet ministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME