Categories Lajme

Ngrini zërin! Ky është mesazhi i Gersit, kampionit të notit me sindromën Down

Gersi Troka, është një i ri më sindromën Down, i cili ka titullin kampion noti. I ftuar në “Why Not” në RTV Ora, ai foli për pasionin e tij për notin, basketbollin si dhe dëshirën e tij të madhe për të vazhduar Universitetin e Sporteve. Ndër të tjera, ai tha se kishte qenë i pranishëm në marshimin e bërë këtë javë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Gersi u shpreh se është ulur tarifa për ta, ndërkohë që shpenzimet janë rritur.

I pyetur nga moderatorja Roza Lati se çfarë mesazhi do ju jepte të rinjve, ja cila ishtë përgjigja e tij: “Unë do ju them të tjerëve ta ngrenë zërin, të luftojnë, t’i ndihmojnë personat me aftësi ndryshe, se kanë nevojë për ndihmë. Plus edhe të shkojnë nëpër shkolla të larta, në gjimnaze, në të mesme. Unë dua të vazhdoj shkollën e lartë për fiskulturë”.

Gjatë emisionit ai mori dhe një video-mesazh nga Fero, i cili është idhulli i tij, si dhe ju dhurua një bluzë e stampuar me notarin e tij të preferuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME