Categories Kuriozitete

Vepra e artit e gjetur në kuzhinë thyen rekord në ankand

Një pikturë e humbur e artit të famshëm italian, e gjetur në kuzhinën e një gruaja të moshuar franceze, është shitur në ankand për një çmim rekord 24 milion euro në ankand. Christ Mocked e piktorit Cimabue u zbulua muajin e kaluar në Francën veriore. Piktura pritej të shitej për 6 milionë euro në ankand. Por oferta fituese i tejkaloi shumë pritjet. Acteon Auction House tha se shuma, e paguar nga një blerës anonim nga Franca veriore, ishte një rekord i ri botëror për një pikturë mesjetare të shitur në ankand.

“Kur një punë unike e një piktori aq të rrallë sa Cimabue vjen në treg, duhet të jesh gati për surpriza,”-tha drejtuesi i ankandit Dominique Le Coent për agjencinë e lajmeve Reuters.

Për vite me radhë, piktura qëndroi e varur mbi një pllakë muri në një kuzhinë në qytetin e Compiegne. Vepra e artit u vu re nga një person që merrej me ankandet, i cili e këshilloi pronarin e saj që ta vlerësonte nga ekspertë. Pronarja besonte se ishte një ikonë e vjetër fetare me pak vlerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME