Categories Lajme

“Europa Nostra” merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: Mbart vlera të spikatura europiane

Plot një vit pas mbështetjes së hapur ndaj kauzës së Teatrit Kombëtar nga një prej organizatave më prestigjioze të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore europiane, arkitektët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i drejtohen përsëri “Europa Nostra”.Aleanca pë Mbrotjen e Teatrit iu drejtua “Europa Nostra”, si një prej zërave më rëndësi për sa i përket ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, e cila ka vlerësuar nga afër Teatrin duke arritur në konkluzionin se: “Kjo godinë, pronë publike, ka vlera të spikatura europiane që tejkalojnë çdo përfitim afatshkurtër, që mund të vijë nga shkatërrimi i saj”.

Kësaj here, për shpëtimin e objektit historik specialistët i janë përgjigjur dje thirrjes publike së kësaj organizate, duke nominuar Teatrin Kombëtar si një prej “7 siteve më të rrezikuara”. Për të përmbushur një prej kushteve të aplikimit, ku lipsej firma e një institucioni shtetëror mbështetës, specialistët gjetën përgjigje pozitive te Presidenti Meta.Gjatë një takimi në Paris, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë mbështetjen e Guy Clausse, zv/presidentit të “Europa Nostra”, për ta vendosur Teatrin Kombëtar mes 14 projekteve më të rëndësishme që do të shqyrtohen në fazën përfundimtare.

Ja çfarë shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:“Ditë europiane për Teatrin

Ne hapesirat elegante franceze, mes miqsh dhe mbeshtetesish, perfaqesuesit e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, po tregojne historine e nje populli nepermjet prezantimit te nje objekti te veçante ne vlera dhe te rendesishem ne trashegimi. Nje pritje e jashtezakonshme dhe nje vleresim pertej pritshmerive u gjet ne Paris, ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret jane me syte nga Europa! Nje trashegimi europiane e ndodhur ne kryeqytetin e gjithe shqipetareve!”“Europa Nostra” u themelua më 29 nëntor 1963 në Paris. Për më shumë se 50 vjet ata kanë lobuar dhe projektuar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në botë.Sot, “Europa Nostra” është organiza më e përfaqësuar në Europë me anëtarë nga mbi 40 shtete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME