Categories Lajme

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Basha: Lajm i mirë, por shumë i vonuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pasi u plotësua me gjashtë anëtarë. Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë, Basha tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese. Megjithatë, Basha e cilësoi lajm të mirë, por shumë të vonuar.

U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.

Basha më tej u ndal tek shqetësimet e të rinjve dhe largimet nga vendi. Kreu i demokratëve premtoi që do të bëjnë gjithçka për të frenuar largimin e të rinjve.

“Beteja kryesore e ime është që ta pamundësojmë këtë largim. Të largohet gjysma e rinisë, është largim nga dëshpërimi. Ky është një vend me mundësi të jashtëzakonshme. Me një vendodhje gjeografike që na kanë lakmi. Nuk mundet që juristi të përfundojë te dera e një dyqani që nuk futet asnjë klient. Që rinia ta gjejë veten këtu na duhet një ekonomi që prosperon”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME