Categories Lajme

Nipi iu mbyt në Parkun Japonez, gjyshja: Dua të shikoj kamerat, kam dyshime…

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Korçë, ku një fëmijë vetëm 8 vjeç humbi jetën në basenin e Parkut Japonez në Korçë. Sebastian Çela kishte dalë I vetëm për të luajtur me shokët pasi shtëpia e tij ishte shumë pranë parkut.  8-vjeçari banonte në katin e katërt të një pallati në lagjen 11 nëntori në Korçë. Tani në vendin ku djali është rrëzuar janë vendosur lule, ndërsa ditën e sotme emisioni Fiks Fare ka sjellë edhe njëherë në vëmendje ngjarjen, duke bërë apel për të vendosur shenja. Pellgu është mbi një metër I thellë.

Gjyshja, mes dhimbjes ka treguar se e ka rritur të voglin me shumë halle:

“Nuk e kuptoj as vetë se si më iku jeta e fëmijës. Ai nuk ishte nipi im ai ishte djali im. Ai doli të luante se aty është vend që luajnë fëmijët. Ç’ne fëmija të më hidhej në ujë mua. Unë dua drejtësi, dua që ai vend të mbyllet. Nuk e imagjinoj dot atë moment kur erdhën dhe më thanë që t’u mbyt nipi.

Kur vajta në urgjencë më thanë që këtu nuk kemi Sebastian Çela, më pas vajta tek morgu dhe pashë kunatin tim.  Aty kuptova gjithçka. Unë kam shumë dyshime në mendjen time, njerëzit mund të flasin shumë gjëra. Dua të shikoj kamerat. Unë dilja në fshat, punoja se kush do ta ushqente fëmijën. Djali shkonte në shkollë, ishte me nota të mira. Nuk mundem të flas më.”, ka thënë gjyshja e fëmijës. Vendosja e sinjalistikës në basene të tilla sipas Bashkisë Korçë, nuk është e detyruar me ligj, por pas kësaj ngjarje bashkia po konsideron  mundësinë për t’i vendosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME