Categories Lajme

Nis hartimi i protokollit për hapjen e transportit publik

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe bën të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave të transportit për qytetarët. Në një intervistë në media, Gonxhja u shpreh se do të shqyrtohen një sërë mundësish për të mbështetur kategorinë e transportit të pasagjerëve, por nuk do të lejohet rritja e çmimit. “Nuk mund të ketë rritje të çmimit pa u konsumuar të gjitha llojet e mënyrave që ne duhet të konsumojmë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Mund të ketë rimbursime, mund të ketë përpjekje për subvencione të pjesshme apo pagesa për kilometër. Biletat nuk mund të rriten dot as se e thotë një kryetar shoqate dhe as se e thonë pronarë kompanish”, shprehet drejtori i DPSHTRR.

Një ditë më parë kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas tha se do të kërkojnë rritje të çmimit të biletave. Më tej, Gonxhe u shpreh se DPSHTRR ka bërë një sërë propozimesh mbi sigurinë e funksionimit të këtij transporti për pasagjerët dhe stafin.

“Kemi propozuar që të jenë me kapacitet 1/3 apo 1/2 për shumicën e këtyre autobusëve, do të ndahet hyrja e parë nga hyrja e dytë, ka raste që shoferi duhet të izolohet nga pjesa tjetër e autobusit, do të shmanget absolutisht pjesa e fatorinos dhe ky është një problem kyç, dhe duhet bashkërenduar me policinë bashkiake”, tha Gonxhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME