Flamurtari e nis nga kategoria e parë por edhe me një sërë ndryshimesh në emra lojtarësh apo edhe në drejtim të ekipit këtë sezon të ti futbollistik. Një nga skuadrat që rikthehet pas plot 14 vitesh një kategori më poshtë dhe synimi mbetet ngjitja sërish në superligë.
Traineri i Flamurtarit Dritan Resuli ka pranuar se ky është objektivi i vetëm i vlonjatëve për këtë sezon,rikthim në superligë. Me një grup lojtarësh kryesisht vlonjate dhe pak emra nga sezoni i kaluar. Por objektivi mbetet vetëm rikthimi.
Resuli ka pranuar se situata në pritje të rinisjes së kampionatit ishte pak e cuditshme. Por tashmë flitet vetëm në fushë.Të jesh traineri i Flamurtarit është një përgjegjësi por edhe detyrim ndaj kësaj fanelle. Aty ku ka luajtur por edhe ka drejtuar ekipet e moshave ndërsa tani trainer i ekipit të parë.
Resuli è ka cilësuar grupin e jugut në kategorinë e parë mjaft të vështirë me skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Por nuk vlen asnjë justifikim për këtë fakt. E nis ndaj turbine dhe ish trainerit të Famurtarit. Troisi teksa për trainerin Resuli kjo nuk do të thotë asgje. Por kërkohet fitorja.