Categories Lajme

Nis me ritme të shpejta rindërtimi i banesave individuale në Kodër Kashar

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, ishin sot në shtëpitë e Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku rindërtimi i banesave individuale ka filluar me ritme të shpejta, njësoj si në Farkë, Baldushk e Zall-Herr. Ahmetaj theksoi se “kemi filluar me shtëpitë individuale në Tiranë dhe në 10 bashki të tjera”. Sipas tij, “janë rreth 3400 shtëpi individuale dhe loti i madh i pallateve që janë në proces prokurimi dhe ndërtimi”.

“Tërmeti erdhi nga Zoti, por gjithë mbështetja po vjen nga kryeministri dhe qeveria, që gjendet edhe në ditë të vështirë, sepse në ditë të mira të gjithë bëjnë sikur punojnë, puna është kush të gjendet në ditë të vështirë. Po bëhet realitet në të gjithë zonën e dëmtuar, ku po mbajmë fjalën për çdo qytetar që është dëmtuar. Këtu për rreth 20 ditë, ju do të futeni te shtëpia e re. Nuk është thjesht fjalë e  mbajtur, por është një aksion shpirtëror për t’iu gjendur pranë të gjithë atyre që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, tha Ahmetaj. Ahmetaj theksoi se “në zonën e Kodër Kasharit, procesi i rindërtimit po ecën me shpejtësi”.

“Sot vizituam disa nga shtëpitë e dëmtuara të kësaj zone. Janë banorë midis mijëra familjeve që po përfitojnë nga procesi i Rindërtimit. Procesi i Rindërtimit është në një fazë shumë të avancuar. Kemi filluar me shtëpitë individuale në Tiranë dhe jashtë Tirane, në 10 bashki të tjera. Në ditët në vijim do të vizitojmë Shijakun, Maminasin, Kavajën”, tha Ahmetaj. Ai theksoi se “janë gati 3400 shtëpi në proces prokurimi dhe ndërtimi si këto që pamë, ndërkohë që qoftë në Tiranë, qoftë në zonën jashtë Tirane, në 10 bashkitë e tjera, është në proces prokurimi i gjithë loti i madh i pallateve”.

“140 milionë dollarë në zonën e Tiranës në dy poliqendrat, “5 Maji” dhe Kombinat. Në javën e parë të tetorit do të fillojmë themelet në këto territore. E njëjta gjë do të ndodhi në territorin jashtë bashkisë së Tiranës, në bashkitë e tjera ku në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit do të hapim themelet e pallateve në të gjitha zonat e tjera”, tha Ahmetaj. Ai theksoi se “vetëm në Durrës, qeveria po shpërndan 34 milionë dollarë për grantet”. “Që do të thotë se gjatë muajit korrik dhe gusht, qeveria ka dhe po shpërndan grante DS1, DS2, DS3, 80 milionë dollarë. Ndërkohë shkollat janë në një proces tejet të avancuar”, shtoi Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME