Categories Lajme

Nis regjistrimi i pronave në Bulqizë, përfitojnë 1500 banorë

Bashkia Bulqizë ka nisur verifikimin e pronave ku janë gjithsej 700 pasuri private dhe 300 shtetërore dhe përfitojnë 1500 banorë rezident.  Pas një pune përgatitore prej disa muajsh, Bashkia Bulqizë ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimit të pronave, duke nisur me Njësinë Administrative Shupenzë, konkretisht zona kadastrale ZK.3444 – Shupenzë.

“Ky proces, i  ndërmarrë nga Bashki Bulqizë, do të trajtojë rreth 700 pasuri private, shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara.

Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 300 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje. Prej tij do të përfitojnë rreth  1500 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave”, shprehet bashkia.

Bashkia Bulqizë, shton se “i gjithë procesi i regjistrimit do të kryhet nga studio fituese edhe do të monitorohet dhe ndihmohet nga ekipet tona pranë Njësisë Administrative Shupenzë. Kjo është një nismë e cila do t’i japë fund një kalvari të gjatë kërkesash të drejtuara nga banorët dhe një problemi që nuk ka gjetur zgjidhje prej shumë vitesh”.  Procesi do të vijojë më tej në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME