Categories Lajme

Nis sezoni turistik, të huajt zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet

Me turistët e parë që shijojnë bukuritë bregdetare, ka nisur kështu zyrtarisht sezoni turistik në Vlorë. Të huajt kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia këtë sezon janë vizitorë dhe turistë për herë të parë.

Ata thonë se në Shqipëri nuk kanë frikë nga Covid pasi shumica është vaksinuar. Nuk mungojnë as pushuesit vendas që ankohen se nuk ka mjaftueshëm plazhe publike.

‘Vij nga Ukraina. Jemi për herë këtu. Çdo gjë është një mrekulli. Që nga deti, natyra por dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.’- u shpreh një turiste.

‘Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga Covid nuk kemi f rikë.’- tha një tjetër.

‘Vijmë nga Bjellorusia .Jemi për herë të parë. Kemi ardhur me familjen ,edhe me fëmijët të cilët po kënaqen. Çdo gjë është super. Do të vijmë përsëri vitin tjetër .’- u shpreh një tjetër turist.

‘Këtu po kalojmë shumë mirë .Një eksperiencë e paharrueshme .Nuk kemi frikë nga Covid, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.’- tha një turist. Vlonjat kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Ujit të Ftohtë.

Ata ankohen për mungesën e plazheve publike. Vlora vijon të jetë një atraksion i këndshëm për turistët e huaj por edhe ata vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME