Categories Lajme

Nis sherri në Kuvendin e Kosovës nga debati për të zhdukurit në kohën e luftës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sot në një përplasje fizike, raportojnë mediat vendase. Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Për shkak të situatës së krijuar, njoftohet po ashtu, se seanca është ndërprerë. Gjatë fjalës së parashtrueses së interpelancës Saranda Bogujevci, është dëgjuar të kundërshtojë nga vendi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Bogujevci iu drejtua: “Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti ski drejt, rri qaty ulu..”, iu drejtua Bogujevci, Gashit.

Ndërkaq edhe nënkryetarja Arbërie Nagavci i tërhoqi vërejtje deputetit Gashi, duke i thënë se “mëshoj tavolinës, mirëpo ndalo mos bërtit”. Pas kësaj, Nagavci tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME