Categories Lajme

Nis vjelja e gjobave për maskat, detyrimi te fatura e dritave

OSHEE ka nisur të vendosë në faturën e energjisë elektrike detyrimin për pagesën e gjobave për mosrespektimin e masave anti-covid. Drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë bërë të ditur se në shkurt do të faturohen të gjitha gjobat e vendosura që prej fundit të muajit tetor, në bazë të listës së dërguar nga Policia e Shtetit. Gjatë katër muajve të fundit janë vendosur 55800 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid. Por pas verifikimeve të kryera nga OSHEE, ka rezultuar se 22 mijë shkelës nuk rezultojnë abonentë individual të operatorit të energjisë, si dhe kanë pasaktësi të tjera në të dhëna. Gjobat e tyre i janë kthyer mbrapsht Policisë së Shtetit.

Drejtuesit e OSHEE shpjegojnë se për pretendimet lidhur me gjobat për mosrespektimin e masave antiCovid, qytetarët duhet t’i drejtohen Policisë së Shtetit, pasi operatori i shpërndarjes së energjisë, sipas aktit normative të nxjerrë nga qeveria, është vetëm zbatuesi në këtë proces.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME