Categories Lajme

Nisen avionët me skuadrat speciale nga Italia e Greqia, kryeministri Rama bën thirrje: Kurajo e durim, në terren po bëhet gjithçka e mundur

Kryeministri Edi Rama bën thirrje për kurajo, durim dhe solidaritet dhe në një postim të minutave të fundit lajmëron se nga Italia, Greqia, Turqia dhe Franca janë nisur avionë me skuadra speciale për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi🙏 Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale🙏 Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë🙏 Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë🙏
Kontaktet vazhdojnē intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja🙏

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME