Categories Sport

Tërbohen tifozët e Milanit, Raiola sjell 2 “yje” në sulm dhe merr lojtarin më të mirë

Tek Milani mbizotëron një gjendje kaosi pas rezultateve katastrofike të këtij fillim sezoni.

Mino Raiola është një ndër menaxherët më të impenjuar të kësaj periudhe, me tre klientë të famshëm të tij që mund të ndryshojnë shpejt destinacion. Bëhet fjalë për emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Moise Kean, megjithëse përjashtim nuk bën as portieri Gianluigi Donnarumma, për të cilin gjithsesi po hamendësohet përshkimi i një itinerari të kundërt me dy lojtarët e sipërpërmendur. Udhëtimet e shpeshta të 52-vjeçarit italo-holandez pritet të kushtëzojnë në muajin janar vërtet shumë merkaton e klubit të Milanit. Kështu në harkun e vetëm disa javëve Raiola mund të arrijë dy marrëveshje shumë të rëndësishme për “kuqezinjtë”.

Dy lëvizje të menjëhershme që pritet të bëjnë të mundur kalimin në radhët e Milanit të dyshes Ibrahimoviç-Kean, ndërkaq më të komplikuar duken bisedimet për një transferim të mundshëm të portierit Donnarumma, sezonin e ardhshëm në radhët e Juventusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME