Categories Lajme

Nishani flet për shpalljen non grata të Berishës, “Nuk mund të cënohen marëdhëniet me SHBA”

Anëtari i grupit “Për PD”, Buraj Nishani, ish-president i Republikes, në hapje të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka folur dhe për shpalljen ‘non grata’ të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur lidhur me këtë çështje, Nishani u pyet se shpallja ‘non grata’ e Berishës nuk mund të cenojë kurrë marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në.

“Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë me faktin që zoti Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit të kësaj çështje. E dyta ka të bëjë me faktin se unë kam një histori personale dhe bashkëpunimi me zotin Berisha.

Unë mund të deklaroj dhe dëshmoj para çdo kujt se kam parë një model transparence. Kjo çështje dhe asnjë çështje tjetër si kjo nuk duhet të cenojë kurrë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të SHBA“, tha Nishani.

Nishani hodhi akuza kundër Bashës duke e quajtur hipokrit reagimin e tij për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të Berishës.

“Zoti Basha u tregua hipokrit dhe u mbështet vetëm tek kërkesa për transparencë për këtë çështje. Por unë dhe zoti Basha e kemi të qartë se kemi qenë bashkëpunëtor të zotit Berisha“, tha ai.

Ish presidenti Nishani i drejtoi dhe një pyetje Bashës dhe i kërkoi që të bëjë transaparencë nëse është ndikuar apo jo nga Berisha gjatë punës së tij në krye të PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME